VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (10 dhjetor 2025)
Pjesa më e madhe e Europës mbetet nën mot të qëndrueshëm, konkretisht Ishujt Britanikë, gadishulli Apenin dhe Ballkani.Vendet Perëndimore përmirësohen me mot të kthjellët, ndërsa Europa Lindore vijon me vranësira dhe reshje të dendura dëbore.
Kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, vendi pritet me mot të kthjellët ndersa, vetem pas mesditës shfaqen vranësira të lehta fillimisht në Veri, që më passhtrihen ne verilindje dhe juglindje, por nuk priten reshje.Temperaturat variojnë nga 1°C deri në 20°C. Era fryn mesatare nga Veriperëndimi deri në 40 km/h, me dallgëzim 3 ballë.
Kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Një qendër e fuqishme ciklonare sjell reshje në Baltik dhe Europën Lindore, si edhe rrebeshe shiu dhe stuhi në Alpe. Pjesa tjetër e kontinentit, përfshirë ketu dhe Ballkanin, mbetet nën masa ajrore të qëndrueshme.
Kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Anticikloni mbi Mesdhe sjell mot të kthjellët deri pas mesditës, kur priten me pas vranësira të lehta në gjysmën lindore, pa reshje. Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 22°. Era fryn e lehtë me 35 km/h nga Veriperëndimi, me dallgëzim 1 ballë.
