Dielli do të mbizotërojë, mësoni si do jetë moti për ditën e sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 07:28
Ditën e enjte, 11 dhjetor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.
