Abuzimi s*ksual me vajzën me probleme të shëndetit mendor, prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin
Prokuroria e Fier ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim autorin, i cili abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor. Abuzim i cili ka rezultuar në shtatzëni.
Autori i identifikuar me inicialet M.Ç., akuzohet nga prokuroria për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Pas këtij konstatimi e dëmtuara e këtij rasti të rëndë është ripyetur, duke pohuar abuzimin, i cili kishte ndodhur brenda banesës së saj kundër dëshirës së saj.
Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera.
Shtetasi M. Ç., duke përfituar nga gjendja ekonomike, mendore dhe familjare e tyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këto kushte u krye ndalimi i menjëhershëm i këtij shtetasi.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë apo dëmtojnë mirëqenien dhe zhvillimin normal të të miturve
Njoftim i Prokurorisë:
“Nga hetimet mbi procedimin penal nr.714/2024 të realizuara nga ankimimi i të dëmtuarës, shtetases K.Ç., e cila pas kryerjes së një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatzënë prej dy muajsh rezultoi e provuar se, viktima, sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6-vjeçari.
Në vijim, u krye ekspertimi i AND duke marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se profili gjenetik i shtetasit M.Ç., paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë me profilin gjenetik të fetusit të abortuar nga e dëmtuara”
