Zgjedhjet në Kosovë/ Gjocaj: Këtu nuk garohet me programe politike, por me akuza
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2025, 18:45
Politologu, Astrit Gjocaj në një intervistë në Ora News u shpreh se në Kosovë në zgjedhje nuk garohet me programe politike por garohet me akuza.
Gjocaj: Sa i përket programeve politike as në zgjedhjet e fundit nuk është se kam parë ndonjë program të mirëfilltë politik.
Apo ndonjë ofertë serioze për qytetarët.
Sepse fatkeqësisht në zgjedhjet tek ne nuk garohet me programe politike, por garohet me akuza dhe kundërakuza.
Dhe me tendeca të fyerjeve dhe linçimeve dhe një gjuhe të ashpër që nuk i shkon përshat as politikës dhe as vetë kandidatëve.
