Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Kandidati për deputet, Berisha: Në listën e PDK, luftëtarë dhe fëmijë luftëtarësh
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 18:17
Kandidati për deputet i PDK, Hisen Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se në listën e PDK ka një përbërje nga luftëtarë dhe fëmijë luftëtarësh.
Berisha: Po të merrni dhe të analizoni listën e PDK , është një përbërje edhe nga luftëtarë dhe nga fëmijë luftëtarësh të cilët janë shkolluar dhe arsimuar në Kosovën e lirë.
Të cilët e kanë një hipotekë morale dhe të gjakut në atë që quhet Kosovë shtet i lirë dhe demokratik.
Prandaj këtë ekspertizë dhe kontributin për Kosovën nuk e kanë të lidhur vetëm me interesin e karrierës apo atë politik.
Por gjithmonë adresën dhe bazamentin e garancionit se këta do jenë korrektë në raport me shtetin.
Ne po përballemi me rrethana vërtet specifike.
