VIDEO/ Blokohet Porti i Volos, fermerët e blegtorët nuk ndalen, bllokada në zona të ndryshme të vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2025, 10:33
Greqia është përfshirë në kaos total. Pamjet e publikuara nga mediat greke shihet Porti i Volos i bllokuara totalisht.
Në hyrje të portit u vendosën forca policore në përpjekje për të ndaluar protestuesit.
Po pavarësisht thirrjes së tyre për tërheqje, fermerët nuk janë ndalur.
Atyre u janë bashkuar edhe peshkatarët me varka, duke bllokuar portin nga deti. Ndërsa janë hedhur dhe tymuese.
Në të njëjtën kohë, fermerët dhe blegtorët vazhdojnë të qëndrojnë në bllokadat e ngritura në Aitoloakarnania, Akai dhe Ilia.
