Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Kandidatja Tërdevci: Qeveria Kurti është e vetmja që e ka tejkaluar mandatin e vet
Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë kandidatja për deputet e LVV, Egzona Tërdevci e cila është e renditur e 59-ta në listën e kandidaturave.
Tërdevci ka folur rreth mbështetjes që ka marrë dhe për pritshmëritë që ka ajo përgjatë fushatës që do zhvillohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë.
“Përgatitja kësaj here është më e madhe por gjithësesi mbështetja do të jetë më e madhe sepse për dallim nga gara e shkurtit, ku një pjesë e njerëzve nuk më kanë njohur.
Tani nga ekspozimi që kam pasur nga gara e shkurtit dhe aktiviteti lokal këtu në qytetin prej nga vij, do të ketë mbështetje më të madhe por edhe hapësirë më shumë për tu promovuar gjatë kësaj fushate.”- ka thënë ajo.
Teksa është pyetur për angazhimin e LVV për këto zgjedhje, kandidatja është shprehur se puna ka qenë e pandërprerë dhe se qeveria Kurti është e vetmja që e tejkaluar mandatin e vetë.
“Puna ka qenë e pandërprerë. Jemi vazhdimisht të angazhuar dhe në terren dhe të gjitha punët e tjera të qeverisë. Thuajse se po bëhen 5 vite mandat. Herën e kaluar në intervistë kam thënë se qeveria Kurti është e vetmja që ka përfunduar mandatin e plotë dhe kësaj here po them që është e vetmja që e ka tejkaluar mandatin e vet."- u shpreh Tërdevci.
