Aktakuzë për ''Ibër Lepencin''/ Isufi: Ja kush janë dy të akuzuarit kryesorë, hodhën eksploziv në...
Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se të akuzuarit kryesorë për sulmin në kanalin kryesor të Ibër Lepencit janë dy vëllezër nga pjesa veriore.
Isufi: Të akuzuarit kryesorë janë Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, dy vëllezër të cilët janë nga pjesa veriore.
Tashmë aktakuza sot e ngritur ka konfirmuar që Jovan Viçentijeviq ka hedhur disa kg eksploziv në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.
Pastaj i njëjti ka kryer edhe sulmin tashmë të cilësuar edhe terrorist duke shkaktuar kështu dëm në vlerë më shumë se 370 mijë euro.
Përveç kësaj, ky është një sulm ndaj rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës.
Pasojat mund të ndodhin edhe më të mëdha pasi e gjitha ajo që ka mundur të shkaktojë ka qenë ndalesa e furnizimit me energji elektrike.
