TABELA/ Elbasani në krye, Dinamo parakalon Vllazninë. Renditja e Superiores pas javës së 15-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 21:37
Është mbyllur java e 15-të e Kategorisë Superiores, ku përveç derbit të kryeqytetit, spikati edhe fitorja e Elbasanit kundër Vllaznisë, një sfidë direkte për garën për titull.
Ekipi verdheblu triumfoi 1-0, duke ruajtur vendin e parë në renditje me 28 pikë, ndërsa shkodranët bien në vendin e katërt me 25 pikë.
Egnatia dhe Dinamo janë aty me fitoret e tyre, të cilat numërojnë 26 dhe 25 pikë.
Sa i përket dy ekipeve që rrezikojnë rënien nga kategoria, ato janë Flamurtari dhe Tirana, ndërsa Bylisi momentalisht ndodhet në zonën play out.

