ÇFARË PO KËRKON VAJZA E DONALD TRUMP? Ivanka tregon librat që po lexon rreth Shqipërisë dhe Ballkanit (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 08:35
Vajza e Donald Trump dhe gruaja e Jared Kushner, një nga investitorët në ishullin e Sazanit ka ndarë në media sociale kërkimet që ajo po bën rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Në një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram vajza e presidentit amerikan shfaqen 3 libra: ‘Albania: From Anarchy to Balkan Identity’ nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, ‘The Albanians: A modern history’ po nga Miranda Vickers dhe ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ nga Ismail Kadare.
Sakaq, Ivanka tregon se po bën kërkime, duke lënë të kuptohet se po përgatitet dhe po informohet rreth historisë, identitetit dhe letërsisë shqiptare
Poshtë 3 librave Ivanka ka shkruar: ‘Kërkim!’.

