Ndeshja Partizani-Tirana/ Ago: Kohët e fundit ka rënë pak si derbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2025, 21:55
Futbollistja, Klesta Ago e ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se kohët e fundit ka rënë pak cilësia e derbit mes Tiranës dhe Partizanit.
Ago: Ndeshja derbi ka qenë një nga ndeshjet e mia të preferuara të sezonit.
Kam qenë e para që të shkoj në stadium dhe të shikoj ndeshjen.
Por kohët e fundit ka rënë pak si derbi.
Nga rënia e Tiranës nga performanca që ka pasur dikur.
Shpresoj që Tirana të bëjë akoma më shumë blerje lojtarësh.
