Jepet masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autori i dyshuar që "vr*u" Mondi Mëhallën në Elbasan mbetet në burg

Gjykata e Elbasanit cakton masën e sigurisë të arrestit në burg për 29-vjeçarin Nevzat Spaho, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla në Elbasan mbrëmjen e 30 nëntorit.

Kujtojmë se një ditë më parë gjykata la në burg edhe ortakun dhe rojen e karburantit ku ndodhi vrasja.

SEANCA E DJESHME

Lidhur me këtë çështje Prokuroria e Elbasanit ka depozituar dje kërkesën për masë sigurie me objekt “vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi” ndaj Nevzat Spahos, i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit 43-vjeçar.

Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Elis Dine, i cili një ditë më parë ka dhënë masa të ngjashme sigurie për dy të dyshuar të tjerë.

Dje, gjykata vendosi “arrest me burg” për:

Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje

Kujtim Pishën, roje karburanti, i akuzuar për moskallëzim të krimit

Seanca e tyre zgjati mbi dy orë dhe u zhvillua po ashtu me dyer të mbyllura. Palët u njohën me aktet e dosjes dhe dëshmitë e personave të pyetur.

Burimet nga salla e gjyqit bënë të ditur se ka tërhequr vëmendje deklarimi i familjarëve të Mëhallës, të cilët kanë pohuar se familja e tyre ka pasur lidhje miqësore të ngushta me familjen Ag ,pretendime që u mbështetën edhe nga familjarët e Xhino Agos jashtë gjykatës.

Prokuroria e lidh Agon me ngjarjen përmes automjetit të përdorur ditën e atentatit, mjet që i përkiste një kompanie të drejtuar nga Mëhalla dhe Ago, dhe që ky i fundit e kishte dhënë në përdorim te persona të tretë.

Mbrojtja e Kujtim Pishës kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar se ai ndodhej duke konsumuar darkë në momentin e vrasjes, por argumentet nuk u morën në konsideratë nga gjyqtari Dine.

Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë ende të shpallur në kërkim. Mondi Mëhalla u ekzekutua me tre plumba ,dy në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit.

Ekzekutori veproi i vetëm, ndërsa u largua me një mjet tip Audi në drejtim të Librazhdit.Të gjitha zhvillimet e ditës së sotme pritet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.