''Rikthimi'' i serbëve në veri të Kosovës/ Hoti: Betimi i kryetarëve të rinj është bërë me simbolet shtetërore

Gazetari, Shkodran Hoti në një intervistë në Ora News u shpreh se betimi i kryetarëve të rinj në komunat me shumicë serbe në Kosovë është bërë me simbolet shtetërore dhe nuk ka pasur simbole serbe.

Hoti: Ka qenë një proces formal, pak a shumë i ngjashëm me të gjitha komunat e tjera.

Për dallim nga disa komuna të tjera me shumicë shqiptare, sot u bënë 4 komunat e veriut që janë me shumicë serbe.

Porcesi ka shkuar rrjedhshëm, ka shkuar pa ndonjë problem specifik.

Ajo që vlen të theksohet është se në të gjitha komunat, procedura apo betimi i kryetarëve të rinj është bërë  me simbolet shtetërore.

Nuk ka pasur simbole serbe.