VIJOJNË PROTESTAT/ Fermerët grekë bllokojnë sërish pikën kufitar e Kakavijës për 3 ORË!

Policia Kufitare Kakavijë njofton se dita e sotme, nga ora 18:00 deri në 21:00, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste të organizuar nga fermerët grekë.

Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe sugjeron që udhëtimet me automjet të planifikohen në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe pengesat në rrugë.