Përfundon mbrojtja në Hagë/ Arifi: Mbajtja e ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim, në kundërshtim me çdo ligj

Në hapësirën "Për Shqiptarët" në televizionin "Ora News" ka qenë avokati Alban Arifi për të folur lidhur me përfundimin e mbrojtjes së seancave në Hagë ndaj ish- krerëve të UÇK-së.

Arifi ka shpjeguar se si do të vijoji procesi i gjykimit tani që seancat në Gjykatën e Hagës ka përfunduar ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pritet vetëm të caktohet fjala përfundimtare nga ana e gjykatës, ku do të jepet një afat i caktuar edhe e mbrojtjes dhe po ashtu e Prokurorisë, që të prezantojnë Prokuroria lidhur me pikat e aktakuzës. Gjithashtu edhe Mbrojtja të prezantojnë deklarimet e saj lidhur me deklarimet e dëshmitarëve, të paraqitur nga ana e Prokurorisë.”-shpjegoi ai.

Më pas ai e ka cilësuar mbajtja në masën e paraburgimit të ish- krerëve si një vendim që bie ndesh me të drejtat e njeriut.

“Pas fjalës përfundimtare, pas një afati afro 60 ditorë që të merren edhe vendimi në shkallë të parë, lidhur me gjykimin e krerëve të UÇK-së.

Sa i përket çështjes së paraburgimit, është e padrejtë dhe është në kundërshtim me të gjitha ligjet e të drejtat e njeriut.”- tha avokati.