Zgjedhjet në Kosovë/ Arifi: Lista SRPSKA është një farsë elektorale që bëhet prej Kurtit
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 17:45
Gazetari,Valon Arifi në një intervistë në Ora News u shpreh se Lista SRPSKA është një farsë elektorale që bëhet prej Kurtit.
Arifi: Realisht është vetëm një koalicion, ai i Lëvisjes Vetëvendosje me dy partitë minorene që në një farë mënyre janë pjesë e saj. Lista ‘Guxo’ e presidentes aktuale, Osmani e cila nuk është më tashmë në drejtimin e saj.
Njësoj edhe alternativa e ish drejtuesit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa sa i përket listër SRPSKA, unë mendoj se është një farsë elektorale e zotit Kurti.
Sepse edhe ata e dinë por edhe partitë e tjera në këtë rast partitë opozitare që qëndruan neutral gjatë votimit për KQZ për përjashtimin të themi të Listës Serbe nga gara zgjedhore.
