DEBATI PËR APLIKACIONIN/ Bisedat në “Sky”, refuzohen të merren si provë në gjykatat e Bosnjës
Teksa SPAK, ka përqëndruar në aplikacionin “SKY” të gjithë punën hetimore në goditjen e elementëve të Krimit të Organizuar në Shqipëri, një vendim nga Bosnja-Hercegovina, i është shtuar radhës së vendimeve që nuk koknsiderojnë si provë mesazhet telefonike të shkëmbyera në kodet e aplikacionit “Sky”.
Gjykata e Tuzlës në Bosnjë-Hercegovinë, i ka cilësuar të papërdorshme këto komunikime, që prokuroria speciale në Bosnjë, i kishte servirur si prova, kundër anëtarëve të një grupi kriminal në atë vend.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se ky vendim tashmë i bashkohet disa vendimeve të tjera në Spanjë, Itali në disa Lande të Gjermanisë dhe vendimit të një Gjykate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bisedat në aplikacionin “Sky”, të mara jashtë formës ligjore janë konsideruar si të papërdorshme në Bosnjë e për pasojë kanë risjellë ndezjen e debatit mes juristëve shqiptarë, nëse ato duhen apo jo të përdoren dhe në gjykatat e Shqipërisë.
Në fakt e vetmja gjykatë në Shqipëri, që i mer në shqyrtim këto biseda është Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka pranuar të gjithë kërkesat dhe dosjet penale që prokurorët e SPAK, i kanë vënë në tryezë.
Gjykata, nuk i ka hyrë asnjëherë interpretimit se pse duhet të meren të mirqëna dhe të përdoren në proceset gjyqësore komunikimet “Sky”, në një kohë që në Shqipëri nuk ka pasur asnjë vendim përgjimi ndaj këtij aplikacioni apo qoftë dhe ndaj individëve të proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Madje në disa raste SPAK ka çuar në arrestime dhe ngritje akuzash edhe ndaj personave që nuk kanë qënë fare përdorues të aplikacionit “SKY”.
Në Shqipëri i vetmi që ka ngritur ankesën juridike të papërdorshmërisë së komunikimeve “Sky” është i pandehuri dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, kërkesa e të cilit u rrëzua dhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila para se të jepte vendimin ishte përgjuar për gati 1 muaj me rradhë nga ana e prokurorisë së posaçme SPAK.
Në 6 vite të funksionimit të SPAK, pjesa dërmuese e dosjeve me natyrë të krimit të organizuar të rregjistruara në këtë prokurori janë mbështetur pikërisht në komunikimet e aplikacionit “Sky”.
Nga Durrësi, Saranda, Elbasani, disa elementë nga Tirana, Fushë-Kruja. Lezha, Kukësi dhe Shkodra, janë goditur nga SPAK duke përdorur pikërisht bisedat e zhvilluara në aplikacioknin “Sky”.
Ndërkohë nuk janë prekur fare qytete si Fieri, Vlora, Lushnja, Korça, Pogradeci, Gjirokastra, a thua se në këto qytete nuk është përdorur fare aplikacioni “Sky” dhe a thua se nuk ka pasur krimi në këto zona.
Ajo që ka bërë përshtypje në të gjitha dosjen penale që SPAK ka pasur si indikator bisedat e “Sky”, është fakti se asnjë nga personat e arrestuar dhe dënuar më pas, nuk ka shfaqur interes për tu penduar dhe bashkëpunuar me aplikacionin “Sky”.
Mësohehet se në prokurorinë e posaçme SPAK, gjatë këtyre 4 viteve janë mbi 20 dosje penale që janë finalizuar dhe çuar me të pandehur në gjykatë.
Ndërsa asnjë prokurori e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shqipëri, nuk është lejuar të ketë
akses në këto biseda të “Sky” që përdor SPAK apo qoftë dhe të bëjë një dosje penale mbi veprimtarinë kriminale të personave të ndryshëm.

