1 MUAJ FESTË, 1 MUAJ OFERTA NË MEGATEK/ Ulje deri në 70% gjatë muaji dhjetor për mbi 80 mijë produkte

Në Megatek ka nisur muaji më festiv i vitit, nën moton “1 muaj festë, 1 muaj oferta”.

Hapësirat e qendrës janë shndërruar në një fshat të vërtetë festiv, me dekorime të shumta, drita, ngjyra dhe elementë magjie që shënojnë fillimin e sezonit të fundvitit.

Momenti kulmor i aktivitetit ishte ndezja e dritave të pemës së madhe të Krishtlindjes, një traditë e përvitshme që shënon edhe çeljen e periudhës së uljeve masive, të cilat këtë vit arrijnë deri në 70%.

Në fjalën e tij, zëvendëspresidenti i Megatek, Endri Xhori, theksoi se gjatë gjithë muajit dhjetor mbi 80 mijë artikuj do të jenë në ofertë.

“Kjo është mënyra e Megatek për të kontribuar dhe për t’u bërë pjesë e gëzimit të çdo familjeje shqiptare.”

Një vend të veçantë zënë edhe fëmijët: për ta, Babagjyshi i Megatek ka krijuar një kënd festiv, ku mund të bëjnë foto dhe të marrin dhurata çdo të premte, të shtunë dhe të diel përgjatë gjithë muajit dhjetor.

Me atmosferën festive tashmë të ndezur, Megatek mbetet një nga destinacionet kryesore të dhjetorit, duke premtuar surpriza dhe oferta çdo ditë deri në fund të vitit.