113 VJET FORCË E ARMATOSUR!/ Datëlindja e Ushtrisë, Urime e vlerësime për vajzat e djemtë “nën armë”
Shqipëria shënoi 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura, të formuara më 4 dhjetor 1912 nga qeveria e Ismail Qemalit. Presidenti Begaj dhe Kryeministri Rama vlerësuan kontributin dhe misionet ndërkombëtare ku ushtria shqiptare shërben sot krah aleatëve.
Ky 4 dhjetor shënoi 113-vjetorit të themelimit të forcave të Armatosura të Shqipërisë nga qeveria e Ismail Qemalit vetem 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë cka shënoi krijimin e shtetit.
Në vendim u quajt Ushtria Kombëtare, ndërsa për herë të parë në historinë shekullore të vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare ose (Ministria e Luftës) e drejtuar nga Mehmet Dralla (Tetova) dhe Shtabi i Përgjithshëm i drejtuar nga major Ali Shefqet Shkupi.
Strukturat kryesore përbërëse të saj ishin forcat aktive, forcat rezervë, ato vullnetare si edhe Xhandarmëria me 12 000 personel gjithsej.
113 më pas, flamuri shqiptar, qëndron prej vitesh tashmë krah atyre të aleatëve në Selinë e NATOS, si aleanca më e madhe në botën demokratike, dhe forcat e ushtrisë shqiptare shërbejnë në misione ndërkombëtare për paqen.
Presidenti Bajram Begaj, njëherësh dhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes një mesazhi vlerësoi angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e efektivëve të FARSH, si dhe suksesin e arritur në shërbim të Shqipërisë dhe në të gjitha misionet ku ata shërbejnë.
“Nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.”, shprehet kreu i Shtetit.
Kreu i Shtetit shprehu, gjithashtu, vlerësim për të gjitha vajzat, djemtë, gratë dhe burrat e Forcës së Armatosur për misionin në shërbim ndaj atdheut.
“Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive”, tha Begaj.
Kryeministri Edi Rama përcolli urimet përmes kësaj video-kartoline.

