"Atentatorët i kemi këtu"/ Gjemarkaj: Raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi se demokracia shqiptare u v*a
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi se demokracia shqiptare është vrarë.
Gjatë fjalës në Kuvend, Gjekmarkaj ka theksuar se atentatorët e vrasjes ndodhen në këtë sallë, duke nënkuptuar socialistët.
"Sot e pandehur është e gjithe qeveria, maxhoranca, e cila nuk gjen fuqinë morale për katarsis. Sot e spostuat nga kalendari raportimin e komisionerit për zgjedhjet por jo raportin e OSBE/ODIHR që iu rri mbi kokë. Nuk është dokument teknik, justifikim opozitar, por akti zyrtar ndërkombëtar e politik që konfirmoi se demokracisë shqiptare iu bë një atentat. Atentatorët janë këtu pas edhe para meje. Pafuqia juaj për të qenë të ndershëm sot është kurthi më i madh i shpresave shqiptare, dëshira për të rendur si të çmendur pas parasë është virusi më vdekjeprurës për çdo shpresë.
Paaftësia juaj morale për t’u përballur me krimin e ka kthyer Shqipërinë në një tokë të askujt, ku jeta e një pule është më e vlefshme se e një shqiptari. Shteti i privatizuar nuk qendroi mbi palët, të gjithë mbathën atletet e kryeministrit dhe rendën duke rrëmbyer vota. Burimet publike, administrata e fondet dhe komunikimi institucional i përdorën si instrument elektoral nga partia e Ramës. Nuk e them unë, por ODIHR. As PD, por standarti ndërkombëtar. Në Fier, siç e dokumenton raporti u pa shkrirja totale e shtetit me partinë,“ tha Gjekmarkaj.
