"Ai ka bërë burg për atë parti"/Avokati Hamataj: Ervin Salianji është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhur PD, kanë “rënë në gjumë”

I ftuari në emisionin “Ora e Betit”, avokati Ermal Hamataj ka deklaruar se deputeti Ervin Salianji është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi PD aktualisht.

“Ajo që po bën Salianji është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh PD në këto kushte ku është. Ervini karshi PD po bën rolin e atij personi që ka rënë në gjumë letargjik dhe po shkon po i hedh ujë për t’u zgjuar. Pak a shumë PD ka rënë në gjumë.

Po ndodh ajo që ka ndodhur çdo 4 vjet. PD fillon dhe mbaron brenda deputetëve. Brenda atyre që ndajnë si mure dhe atyre që marrin vendimet. Çdo gjë që ngel jashtë këtyre nuk i përfill më, a janë gjallë se s’janë gjallë. “- tha ai.

Ndërkaq, avokati Hamataj bëri një krahasim të mbështetjes që ka marrë Iliri Alimehmeti dhe Ervin Salianji brenda PD.

 “Alimehmeti tha që s’më ka takuar njëri pas zgjedhjeve. Alimehmeti mori gati 20 mijë vota. Po të ishte në ndonjë subjekt tjetër do ishte bërë deputet edhe pa parti fare edhe i pavarur të kishte dalë.

Nga ana tjetër, Ervini është ajo pjesa që mos ta harrojmë se ka bërë burg për atë parti. Edhe ata që e priten sot i kanë dhe një farë detyrimi moral.”- u shpreh Hamataj.