"A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?"/ Berisha: Ndërkohë Daniel Shima ka dy muaj që nuk del nga dhoma
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, komentoi ashpër mbi skandalet dhe dyshimet për keqpërdorime në drejtimin e AKSHI-t, duke përmendur emra dhe raste konkrete që lidhen me tendera dhe abuzime të pretenduara.
"Ju e patë dje, doli nga dera e prokurorisë Lubia numër 2. Po kjo Lubia numër 2, ta dini ju, më duhet të citoj, se ai është i brendshëm, Arben Ahmetajn që thoshte se AKSHI ishte kopshti privat i Edi Ramës sepse në grazhdin e AKSHI-t bënte kërdinë baxhanaku Fangu. Fangu fitonte me dhjetëra e dhjetëra tendera. Se në fakt, në përcaktimin e fituesve të tenderave në AKSHI, ishte sipas Gerond Meçes, edhe vetë zonja Linda. Në fakt kjo ishte drejtoria e familjes.
A e dini ju sa janë thirrur në SPAK nga kjo drejtori? 25 vetë. E keni harruar ju fatin e Danielit, a ju kujtohet ju fati i Danielit, Daniel Shima a u thotë ndonjë gjë ju? Daniel Shima sapo doli Lubia biss, Lubia numër dy nga Skapi, shkoi në zyrë dhe e shkarkoi. E shkarkoi dhe pas disa javës, uniforma me policë, e rrethojnë, e grabisin. Fati dhe Zoti i dha atij mundësi të çojë një mesazh: po më marrin peng. Dhe banda e Elbasanit ku e çuan e rrahu gjithë natën, por nuk e vrau. Ai është në shtëpi, ka dy muaj që e ka mbyllur dhe nuk del nga dhoma. Nuk del nga dhoma Danieli i AKSHI-t. E patë ju Lubinë biss se si doli," tha Berisha.
VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE
