Lamallari-opozitës: Rotacioni politik vendoset me votë, jo me vendime gjykatash

Ministri i Drejtësisë Besford Lamallari ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është një nga pikat kyçe që ndikoi në procesin e shpejtë të integrimit në BE.

“Reforma ka një rol të veçantë në të ardhmen e afërt të një vendi shpejt europian. Sot “Shqipëria si gjithë Europa” nuk është më thirrje utopike pas kolapsit të komunizmit.

Një vend kandidat me të gjithë kapitujt e hapura tashmë, është edhe arritje e Reformës në Drejtësi.

Ishte PS ajo që ideoi dhe mbështeti vënien në praktikë të reformës, dhe shqiptarët e dinë shumë mirë kush kërkon asgjësimin e SPAK dhe kush kundërshtoi Reformën.

PS dhe kjo qeveri është e vendosur të mbështesë me çdo kusht konsolidimin e saj.

Shqiptarët e shohin shumë mirë se si të hënave shënjestrohen prokurorët e SPAK dhe ngryset java me eufori kur subjekte hetimi janë kundërshtarë politikë.

Ne flasim për standarde, ju për kallëzime dhe të pandehur kur këta i keni në ballin tuaj. Rotacioni politik vendoset me votë jo me vendime gjykatash”, tha ai.

VIDEO - NDIQNI PUNIMET E SOTME PARLAMENTARE