Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe aksidentoi këmbësoren, arrestohet 23-vjeçari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2025, 12:52
Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi duke drejtuar makinën në efekti e lëndëve narkotike, ka përplasur këmbësoren shtetasen 42-vjeçe.
Si pasojë e përplasjes 42-vjeçarja është transportuar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
