Bozdo: 1 mijë hektarë tokë të përmbytura në Berat, fermerët duhet të dëmshpërblehen
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka deklaruar se 1 mijë hektarë tokë janë të përmbytura në Berat.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo tha se fermerëve u shtohet dhe humbja e mijërave kokë bagëti.
Problem tjetër tha se është edhe sistemi i kanaleve kulluese, i cili nuk funksionojnë.
Bozdo tha se fermerët duhet të dëmshpërblehen, pasi mbështetja e shtetit ndaj tyre është e domosdoshme.
"Situata në Berat pa përmbytjeve është e rëndë.
Afro 1 mijë hektarë tokë të përmbytura. Për fat të keq fermerëve u shtohet dhe humbja e mijërave kokë bagëti.
Problem janë sistemi i kanaleve kulluese që nuk funksionojnë.
Shumë para janë investuar në ndërtimin e argjinaturave të cilët nuk rezistuan. Infrastruktura kulluese në mëshirë të fatit, Argjinaturat të ndërtuara me cilësi të dobët.
Është e domosdoshme mbështetja e shtetit. Fermerët duhet të dëmshpërblehen.
Fermeri shqiptar në këtë qeverisje është i lënë mënjanë, i përbuzur e për ta kujtohen vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe ju kërkojnë votën.
I bëj thirrje qeverisë për dëshmshpërblim 100% të fermerëve nga dëmet e shkaktuara.”, tha Bozdo.
