Avokati i Popullit, Balla: Ruajmë e traditën, e ka opozita! Berisha: Kemi disa kandidatë

Partia Socialiste është tërhequr nga emrat për Avokatin e Popullit, duke i shtrirë dorën Partisë Demokratike.

Sipas kreut të grupit të deputetëve socialistë, ky vendim bëhet për ruajtjen e traditës parlamentare lidhur me këtë institucion.

Por a ka PS një të pëlqyer nga kandidaturat publike?

Balla mohoi të ketë një komunikim me PD ndaj tha se ofertën po ja jep përmes medias.

Ai u shpreh besimplotë se në fund të këtij sesioni do të kemi avokatin e ri të popullit.

Në komunikimin me gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar, Balla u pyet edhe për  disa propozime të PS për të ndërhyrë në reformën më drejtësi. Sipas tij, këto propozime vijnë në kuadër të përafrimit të legjislacionit me BE-në

Referuar SPAK, Balla theksoi se ka bërë punë të shkëlqyer.

Lidhur me këtë ccështje foli edhe kreu ni Partisë Demokratike DSali Berisha.

Në konferencën e tij por shtyp nga selia blu, Berisha deklaroi se opozita ka një sërë emrash për Avokatin e Popullit.

“Ne kemi disa kandidatë që do të paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por mos harroni një gjë, që ai ndërron nga mëngjesi në darkë deklaratat dhe nuk e ka problem dhe është i zhveshur nga karakteri dhe thotë çdo gjë.

Ne kemi kandidaturat tona, i kemi të listuara, janë të njohura. Njëri prej tyre, Besim Ndregjoni ka qenë në seancë dhe ai, në çdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare duhej të ishte votuar, dhe duhej votohej.

Pastaj janë kandidaturat e tjera të cilat PD i mbështet. Ne kemi disa kandidatura”, u shpreh kryedemokrati Berisha.