"Fratelli d'Italia"/ Adilardi: Shqipëria ka qenë gjithmonë me rëndësi strategjike për Italinë
Në studion e "Ora News" ka qenë i ftuar Presidenti i qarkut “Fratelli d’Italia” në Tiranë, Massimilano Adilardi i cili ka folur lidhur me investimin infrastrukturor në Shqipëri dhe se si është në dobi të të dyja shteteve.
Adilardi ka treguar se si Shqipëria ka një rol të veçantë strategjik për Italinë.
“Shqipëria ka qenë gjithmonë e një roli të veçantë për Italinë por duhet theksuar që së fundmi nën qeverisjen e Gorgia Meloni, jo vetëm Shqipëria por dhe vendet e Ballkanit kanë qenë të rëndësishme drejtëpërdrejtë strategjik por dhe për Shqipërinë.”- tha ai.
Sipas tij, marrëveshja e re dhe qasja e Shqipërisë ka sjellë një prezencë të ndryshme për të dyja vendet, duke marrë rastin e vizitave të ministrave dhe ambasadës italiane në shtetin shqiptar.
"Qeveria italiane ka qenë e investuar shumë në këto vite por më duket se ka ndryshuar për mirë vullneti në këtë pjesë në Shqipëri. Sidomos për marrëveshjen së fundmi.
Ka një prezencë të ndryshme në të dyja vendet. Patjetër që dhe vizitat e fundit të ministrave tanë dhe ambasadës jonë në këtë lloj marrëveshje të parë të tillë. Për të ngritur infrasktruktura të rëndësishme për të dyja vendet."- tha Adilardi.
