''Kafja'' që trazoi PD-në/ Alimehmeti: Nuk ishte as e fshehtë, 100 metra nga selia. Opozita ka nevojë për rigjallërim
Ajo që nisi si një takim informal mes disa prej figurave të Partisë Demokratike, mund të kthehet në një furtunë politike në selinë blu.
Ilir Alimehmeti, një prej përfaqësuesve të zërave ndryshe brenda demokratëve, zbuloi për Ora News se diskutimet dhe qëndrimet e tyre do ti dorëzojnë në kryesi, aty ku asnjë prej tyre nuk bën pjesë.
Alimehmeti: Propozimet mund t’i çojmë në organet drejtuese në një mënyrë ose në një tjetër, përderisa Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur.
Atëherë do t’i çojmë në Kryesi përmes një anëtari të Kryesisë të pranishëm, i cili t’i ngrejë propozimet dhe shqetësimet që vijnë nga vende të ndryshme. Jo të gjitha janë njësoj: disa po, disa varen nga lokaliteti përkatës.
Ditën kur të mblidhet Këshilli Kombëtar, do t’i paraqesim edhe aty, ose nëse thirremi nga Kryesia, sepse nga grupi parlamentar nuk besoj se ka arsye, por nga Kryesia mund të ketë një dëgjesë në këtë drejtim dhe ne mund të japim mendimet tona aty.
Pyetjes se si nisën këto diskutime, Alimehmeti i përgjigjet si mjek.
Alimehmeti: Shumë janë të aftë të vendosin diagnoza, por pak të vendosin trajtime.
Bashkë i mblodhi në takim zbatimi siç i quan i pjeshëm i parimeve që dikur i bëri ti bashkohen kësaj force politike.
Alimehmeti: Demokratët ulen të diskutojnë me njëri-tjetrin, patjetër, kur strukturat drejtuese nuk janë mbledhur për arsye të ndryshme.
Atëherë mundësitë për të folur në struktura të vërteta nuk ekzistonin; për këtë arsye flitet në mënyrë informale, të lirë, pa protokoll e agjendë, thjesht për të kuptuar ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë që të jemi sa më konkurrues përballë PS.
Qëllimi, ndër të tjera thotë se është të mbylleët hendeku që është krijuar mes bazës dhe kupolës drejtuse në parti.
Kjo e fundit pritet shkojë në zgjedhje në pranverën e vitit të ardhshëm pasi organeve drejtuese ju përfundon mandati.
Alimehmeti: Ne jemi në një situatë të paprecedentë.
Një mungesë demokracie funksionale.
Një zëvendës kryeministër të dytë të kërkuar nga SPAK.
Dhe një kryeministër që nuk e pranon këtë.
Kjo është e para e paprecedentë.
Pastaj që brenda forcave politike gjithmonë kërkohet rinovim, rifreskim e riorganizim.
Sidomos kur bëhet fjalë për opozitat të cilat bëhen shumë të gjata.
Edhe kjo patjetër ka interesin e vet.
Se karshi kësaj qeverie kaq të kalbur çfarë do i vësh përballë?
Do i vendosësh një opozitë e cila duhet të jetë maksimumin e forcës së saj.
Sot për sot ajo ka nevojë të madhe për rigjallërim.
Kjo është e vërteta. Dhe ndoshta edhe për këtë arsye merr këtë lloj interesi.
Nuk ishte as e fshehtë. Për sa kohë njerëzit ftohen haptazi pa asnjë lloj problemi.
100 metra nga selia, nuk është as ndonjë vend I fshehtë .

