"Na e tundët Kolegjin e Evropës si sukses"/ Arrestimi i Mogherinit, Boçi: Qytetarët të shqetësuar për sulmet ndaj drejtësisë

“Një nga problemet më të mëdha që shqetëson shqiptarët është korrupsioni.

Shqetësimi i ngritur është i drejtë, nuk është arrestuar një njeri i thjeshtë por drejtoresha e Kolegjit Evropian të Tiranës, që na e keni tundur për vite me radhë si shembull suksesi, edhe pse ka rrëmbyer tokën e universitetit publik të Tiranës.

Pse ia mbyllët mikrofonin Shehaj, sepse kryeministri shqiptar hedh në gjyq drejtësinë që ka nxjerrë nga sqetulla e vetë.

Ky është shqetësimi i vërtetë i qytetarëve shqiptarë.

Shqetësimi tjetër është paqja fiskale që prek xhepat e shqiptarëve dhe është kundërshtuar edhe nga diplomacia apo institucionet ndërkombëtare, ky është shqetësim kombëtar.

Po e bashkoj me procedurën, sepse nuk kemi mundësi të flasim sot, sepse çfarë mund të themi me 5 minuta.

Ndaj kërkojmë të ndryshojë rregullorja siç u propozua nga Leskaj, të jetë 10 minuta, të bëhet me urgjencë, të kemi mundësi të flasim për të gjitha gjërat.

Ju bëni sikur nuk ekzistojnë problemet, ta lëmë teatrin dhe të ndryshojë rregullorja, të flasin të gjithë deputetët për problemet që kanë”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.