Bujar Leskaj: Përmbytjet në Vlorë ishin pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka deklaruar ditën e sotme se Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Leskaj u shpreh rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur.
Deputeti tha se investimet me miliona euro në fakt janë abuzime.
Leskaj tha se në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit, ndërsa kërkoi të dijë se ku kanë shkuar këtë para.
Sipas tij përmbytjet ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor.
"Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime.
Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë.
Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv.
Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues.
Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale.
Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin.
Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë... ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia.
Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real.
Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj.
