Berisha zhvillon nesër takim me strukturat dhe anëtarët e Degës 9 në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 17:31
Krydemokrati Sali Berisha do të zhvillojë nesër një takim me strukturat dhe anëtarët e Degës 9 të PD-së në Tiranë.
Përmes një njoftimi për demokratët, bëhet me dije se Berisha do zhvillojë takimin gjatë pasdites së të martës.
Takimi është paracaktuar të mbahet në orën 18:30.
Ky takim do të mbahet në një ambient të hapur pranë zonës së ish-stacionit të Trenit në kryeqytet.
Nuk dihet ende çështja kryesore që do të mbledhë demokratët e Degës 9, por me shumë gjasa do lidhet me zhvillimet më të fundit brenda dhe jashtë PD-së.
