"PD i duhet një projekt rienergjizimi"/ Malësia: Opozita nuk duhet të "qajë" humbjen
Në studion e emisionit “Drejt” në OraNews ka qenë i ftuar gazetari Xhoi Malësia, i cili ka folur lidhur me mobilizimin e protestave të PD-së para Kryeministrisë.
Malësia sipas optikës së tij, PD duhet të ndjek një projekt rienergjizimi dhe se diskutimi i humbjes nuk ka për të sjellë rezultat në vazhdim.
“Unë do isha më shumë i idesë që PD jo të shkonte dhe të ‘qante” humbjen në këto degë.
Duhet të shkojë me një projekt rienergjizimi.”- tha ai.
Nga ana tjetër, gazetari analizoi se çfarë ishte pikërisht faktori që nxit pjesëmarrjen në protestat opozitare.
“Çfarë e nxit pjesëmarrjen? Pjesëmarrjen e nxit dhënia e mendimit të një qytetari të thjeshtë me prirje politike se mund të jetë pjesë, se mund të konkurrojë, se mund të fitojë, se mund të jetë përfaqësues.
Kësisoj mendoj se kjo analiza duhet të jetë me një proaktivitet drejt rritjes dhe mundësive të reja.”- u shpreh ai.
