Kafja që "trazoi" PD-në/ Xhaferri: Kafenetë nuk përbëjnë ndonjë gjë, jemi njerëz politik dhe takohemi në ambiente të ndryshme
Në studion e emisionit “Drejt” në OraNews ka qenë i ftuar deputeti demokrat, Besart Xhaferri i cili ka folur lidhur me situatën aktuale brenda PD.
Duke qënë se së fundmi në media ka marrë shumë zë, kafeja midis Berishës dhe Ervin Salianjit, dhe emrat më të votuar të PD të cilët u bënë bashkë për të diskutuar mbi rezultatin e zgjedhjeve.
Këtë takim tre orësh i cili ka shkaktuar polemika brenda selisë blu, Xhaferri e ka komentuar tejet normale pasi si njerëz të politikës, takime të tilla zhvillohen në ambiente të ndryshme.
“Takimi mes demokratësh, është për tu parë tezat që do hedhim. Mendoj se çdo lëvizje që është nën një çati politike, dëme nuk sjell. Problemi është kur shkon në ndarje.
....
Kafja, kafeneja, zyra për mua është se përbën ndonjë gjë. Jemi njerëz politik dhe takohemi në ambiente të ndryshme me njerëzit. Varet çfarë tezash do hedhin.”- u shpreh Xhaferri.
Më tej deputeti demokrat ka thënë se një debat brenda Partisë Demokratike duhet të bërë.
"Unë mendoj se një debat brenda PD duhet të bëhet, por patjetër që nuk duhet të humbasim fokusin kryesorë që është skandalet e qeverisë. Bashkë me protestat për ta rrëzuar këtë qeveri."- tha ai.
