Tubimi i tretë i opozitës/ Gazetari Myzyraj: Berisha njofton se do të ketë foltore në qytetet e tjera të Shqipërisë

Në lidhje direkte me gazetarin e OraNews, Isa Myzyraj teksa raporton për situatën në shesh ku demokratët janë mbledhur në protestën e tretë të opozitës.

Nga terreni raportohet se masat e sigurisë janë pakësuar nga ana e policisë. Ndërkaq, ky tubim i sotëm pritet të zhvillohet për rreth një orë, një orë e gjysëm.

Në foltoren e instaluar para zyrës së Kryeministrisë, kreu i PD si çdo herë bashkë me deputetët e opozitës do të mbajnë fjalime në këtë tubim.

Do të ketë dhe qytetarë që do të marrin fjalën e tyre në foltoren opozitare.

Një risi e re që ka ardhur nga rradhët e PD, është se kjo platformë do të përhapet dhe në qytetet e tjera. E lajmëruar kjo nga kreu i PD, Sali Berisha.