Qytetari në protestën para kryeministrisë: Pensionistët po varfërohen, euro u zhvlerësua për interesat e pushtetarëve

Qytetari nga Mirdita, Zef Gjoni, duke folur në ‘Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve’, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe politikave të saj ekonomike.

Gjoni shprehu shqetësimin e thellë për rënien vlerës së euros, të cilën ai e interpreton si një proces të qëllimshëm në funksion të interesave të pushtetarëve.

Ai solli në vëmendje vështirësitë e mëdha ekonomike me të cilat përballen pensionistët dhe qytetarët me të ardhura të ulëta, duke bërë një krahasim të zymtë mes periudhës së socializmit dhe tranzicionit demokratik, ku, sipas tij, shtresa e thjeshtë vazhdon të mbajë peshën e politikave të gabuara dhe të abuzimeve të elitave.

Me tone të ashpra dhe të drejtpërdrejta, Gjoni akuzoi qeverinë për kapjen e institucioneve, padrejtësi sociale dhe mungesë të kujdesit ndaj njerëzve në nevojë, duke e përshkruar situatën aktuale si një periudhë të ‘katrahurës’ ekonomike dhe morale për vendin.

Pjesë nga fjala e qytetit, Zef Gjoni:

Na keni lënë në dorë të një qeverie, në dorë të një komunisti, që nuk dinë gjë tjetër vetëm të tradhtojë, të mashtrojë, të gënjejë, të rrëmbejë votë, të rrëmbejë njerëz, të vrasë, të presë, të bëjë gjithë të zezat mbi troje shqiptare.

Ne na takoi të punojmë në dy sisteme: në sistemin socialist dhe në sistemin kapitalist. Ndërtuam sistemin socialist për 30, për 40 vjet, punuam. Ndërtuam diga, ndërtuam hidrocentrale, ndërtuam metalurgji, çfarë s'ndërtuam. Po ku e dinim ne se paskemi qenë duke ndërtuar tanë jetën për bllokmen, të cilët furnizimet tona shkoshin atje, dilshin nëpër, nëpër, nëpër Europë, nëpër botë dhe fshatari i shkretë kënaqej me një copë bukë misri.

Edhe atë e kishte të thatë, hante bukë me bukë sepse ushqimet ishin të pakta. Si tani në kohën e demokracisë ne po ndërtojmë sistemin kapitalist. Përsëri në sistemin kapitalist ne pensionistët ndërtuam sistemin kapitalist, por përsëri po punojmë dhe po kontribuojmë për këta, sepse janë të bijtë e bllokmenëve, janë nipat, janë mbesat, janë fëmijët, janë të gjithë ata që ishin atëherë, që janë edhe sot.

Më ka takuar shpeshherë të jetoj me pensionistë. Qahen pafund nga halli se si t'ia dalin me një pension 100 deri 200 euro. Më thoni ju si mund të jetojë një pensionist me kaq kur ilaçet i shkojnë 200,000 lekë ose 200 euro. Se tani ka shkuar euro, leku ka shkuar aty, aty bile.

Me shkue diku për të shëndosh me 50 euro ta, nuk ta dinë për gjë fare sepse ka ra poshtë 50,000 lekëshit. Kështu që, shihni çfarë na kanë bërë. Edhe euron e kanë zhvlerësuar.

Pse është zhvlerësuar euro? Dihet ajo punë.

Zonja Rama, Linda Rama, siç është ajo te banka, mbledh euron, sa më poshtë që të sigurojë brez pas brezi, të sigurojë jetën e lumtur të fëmijëve, të, çfarë do të lindnin pas, pas tij që e ka me zotin Rama.

Më ka takuar të flas edhe me pensionista që janë shumë socialistë dhe që nuk vijnë këtu sepse kanë një fëmijë në administratë, kanë një nip, një mbesë, diku që punon. Dhe janë tmerrësisht, janë tmerrësisht të trembur, të irrituar sepse nuk ia dalin dot ta përballojnë këtë lloj, këtë lloj katrahure që kemi në drejtimin e shtetit tonë.