VIDEO/ Festa e Çlirimit, Fieri nderon Dëshmorët e Atdheut

Festa e Çlirimit të Atdheut u festua sot edhe në qytetin e Fierit, ku në 81-vjetorin e kësaj dite historike u zhvillua një ceremoni nderimi në Varrezat e Dëshmorëve.

Autoritetet vendore, deputetë, qytetarë, veteranë dhe pasardhës të tyre vendosën kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar dëshmorëve të Fierit, duke përkujtuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, në prononcimin e tij për mediat, u shpreh se “sot përkulemi me respekt përpara heronjve, përpara dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe kjo është një ndjenjë krenarie. Besoj se këtë e tregon edhe pjesëmarrja e madhe pa dallim moshe, dhe padyshim është tregues që vlerat e luftës do të vazhdojnë të përcillen brez pas brezi. Urimi në këtë ditë është: Lavdi Dëshmorëve, lavdi të përjetshme veprës së tyre dhe padyshim t’i kujtojmë në jetën e përditshme”.

Në ceremoninë e zhvilluar ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë të Partisë Socialiste, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe komuniteteve fetare.