81-vjetori i Çlirimit/ Homazhe pranë Memorialit të Dëshmorëve në Lushnjë, deputetët e PS-së përkujtojnë të rënët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2025, 13:27
Lushnja ka përkujtuar sot 81-vjetorin e Çlirimit të vendit. Autoritetet vendore, së bashku me veteranë dhe ish-veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, u mblodhën pranë memorialit të dëshmorëve për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.
Me këtë rast, u vendosën kurora me lule dhe u zhvilluan homazhe, ndërsa pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerave të luftës.
Ceremonia u shoqërua me mesazhe mirënjohjeje për sakrificat e brezave që kontribuuan në çlirimin e vendit.
Po ashtu, mesazhe përcollën edhe Eriselda Sefa Kryetare bashkisë Lushnje, si dhe deputetët e PD-së Elton Korreshi dhe Kiduina Zaku.
