Shorti i Botërorit/ Bakaj: Me Poloninë kemi luajtur dy herë, Shqipëria ka shanse sepse është vetëm një ndeshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2025, 21:40
Menaxheri i futbollit, Edvan Bakaj i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria ka shanse të fitojë ndeshjen ndaj Polonisë në play off të botërorit sepse ësshtë një ndeshje teke.
Bakaj: Mendoj se kemi shanse sepse ndeshjet teke gjithmonë janë të vështira qoftë për ekipin që është në letër më i mirë, qoftë edhe për ekipin që është në letër më i dobët.
Prap ka shanse sepse është vetëm një 90 minutësh.
Unë mendoj që shumë mirë që na ra me Poloninë sepse është një skuadër që kemi luajtur dy herë tani afër.
I dimë pikat e forta dhe pikat e dobëta.
