'Play-off' i Botërorit/ Birja: Ekipet në vazon e dytë ishin të forta, do na pengojë mos eksperienca

Futbollisti, Kadri Birja i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se ekipet e vazos së dytë të shortit të play off të botërorit janë të forta.

Birja: Ne ishim në vazon e tretë, normalisht dy vazot e para të tetë ekipet janë të forta.

Kështu që kushdo që të binte si Çekia si Polonia patjetër që është jashtëzakonisht e vështirë.

E vetmja gjë që do na pengojë në këto ndeshje është mos eksperienca në të tilla ndeshje.

Kjo do na ndikojë më shumë tek pjesa e menaxhimit të lojës.