Shorti i 'Play-off'/ Dano: Polonia ekip i fortë, mendoj se Shqipëria do tregojë karakter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2025, 21:32
Specialistja e marketingut, Bioris Dano e ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Polonia që u shortua ndaj Shqipërisë në play off të Botërorit është ekip i fortë.
Dano: Për të qenë realist Polonia është ekip i fortë.
Por Shqipëria ka treguar se kundër skuadrave më të forta dhe ne luajmë goxha fort dhe me kualitet.
Kështu që unë mendoj se duhet të jemi pozitiv.
Patjetër që të gjithë preferonim që të luhej këtu në ‘Air Albania’.
Por unë mendoj se edhe atje do tregojmë goxha karakter.
