‘NFL po bisedon tashmë me Barcelonën’: Pas ‘Bernabeu’-t, shumë shpejt radha mund të jetë e ‘Camp Nou’-t
NFL po zgjerohet me ritme të shpejta në Spanjë dhe pas suksesit të madh në “Santiago Bernabeu”, vëmendja po zhvendoset drejt Barcelonës dhe stadiumit të ri të gjigantëve katalanas, të drejtuar nga trajneri Hansi Flick.
Këtë e ka konfirmuar Luis Jones, ish–lojtar profesionist i futbollit amerikan, pesë herë MVP në ligë me Barcelona Boxers dhe sot komentator e analist i njohur.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, Jones foli për rritjen e jashtëzakonshme të NFL-së në Spanjë:
“Mund të themi se më në fund NFL po merr hov këtu.
Nëse dikush do të na kishte thënë 4 ose 5 sezone më parë se do të kishim një fundjavë të tillë në Madrid, nuk do ta besonim. Po rritet, po.”
Ai më pas zbuloi diçka edhe më interesante:
“E dimë që NFL po bisedon me Barcelonën, një tjetër kandidate serioze për të pritur një ndeshje.
NFL, prej vitesh tashmë, e sheh Barcelonën dhe Real Madridin si dy objektivat kryesorë, dy klube me markë ndërkombëtare dhe dy qytete të mëdha.”
Siç dihet, fundjava e NFL në ‘Bernabeu’ solli një volum biznesi prej 150–170 milionë eurosh, një sukses i jashtëzakonshëm që Barcelona mund ta përsërisë në të ardhmen, kur ‘Camp Nou’ të jetë gati plotësisht.
“Barça nuk mund të merrte pjesë këtë vit sepse ende nuk ka stadium, por mbetet shumë e konsideruar.
Më shumë se 100 mijë njerëz që kampi i ri do të mund të presë… e bëjnë atë stadiumin më të madh në Europë për një ndeshje NFL.”
Bisedimet ekzistojnë dhe po priten zhvillimet e fundit nga klubi blaugrana.
Nëse NFL dëshiron të luajë në Camp Nou në vitin 2027, atëherë Barcelona do të duhet të përfundojë stadiumin brenda vitit 2026.
Jones e mbylli me një mesazh të qartë:
“Ne jemi të interesuar që Barcelona ta përfundojë stadiumin sa më shpejt të jetë e mundur.”
