I'u hodhi valium dhe i grabiti prindërit e gruas/ Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet 36-vjeçari në Librazhd

Një 36-vjeçar është arrestuar në Librazhd. Ai dyshohet se i ka hedhur çiftit të moshuar një sasi valiumi dhe më pas u ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre.

Nga hetimet rezultoi se autori  ishte dhëndri i të moshuarve.

Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një celular.