Durrës/ Humbet kontrollin e mjetit, shoferi i dehur përplaset me një automjet tjetër

Një aksident është regjistruar në Durrës. Policia njofton se një 61-vjeçar po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka humbur kontrollin.

Si pasojë ai është përplasur me një mjet tjetër. Policia thekson se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Shoferi gjithashtu është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur, dhe dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, automjeti është përplasur me një automjet tjetër.

Nga përplasja  pati vetëm dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.