Aksi Qafë Thore-Theth “pushtohet” nga bora, Rama: Vijon puna për garantimin e qarkullimit të pandërprerë për banorët
Në zonën e Thethit, punimet për pastrimin e dëborës në aksin Qafë Thore-Theth po vijojnë në mënyrë që të rikthehet qarkullimi për banorët, ashtu edhe për vizitorët që frekuentojnë këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një pamjet në rrjetet sociale, ku përmend angazhimin e ekipeve të emergjencave dhe strukturave të mirëmbajtjes së rrugëve për t’u përballur me reshjet e dendura të ditëve të fundit.
Nga pamjet e publikuara vërrehen operatorët në terren me mjete borëpastruese dhe kriposëse, për të mbajtur të hapur një nga segmentet rrugore malore të aksit Qafë Thore-Theth.
Rama theksoi se puna po vijon me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë për banorët dhe vizitorët duke siguruar se situata është nën monitorim të vazhdueshëm.
