Gjergji: Raporti i FAO-s tregon stabilizim të çmimeve në 2-3 vitet e fundit
Në emisionin "Alert" në "Ora News", eksperti i ekonomisë dhe themeluesi i FIP.al, Artan Gjergji, komentoi dinamiken e çmimeve të mallrave të konsumit dhe ndikimin e faktorëve të brendshëm e të jashtëm në prodhim dhe shpërndarje.
" Dinamika e çmimeve të mallrave të konsumit është një element që varet shumë nga konjektura që ka tregu, nga arsyet më të ndryshme duke filluar që nga kushtet klimaterike, tek gjithë faktorët e brendshëm ose të jashtëm që ndikojnë tek oferta, pra ndikojnë tek prodhimi.
Ne në rradhë të parë duhet të kemi ushqim që më pas të diskutojmë në lidhje me distribucionin, në lidhje me shpërndarjen, me koston e shumë elementë të tjerë.
Nëse i referohemi raportit të FAO-s tregon që kemi një stabilizim të çmimeve në 2-3 vitet e fundit", u shpreh Gjergji.
