Raporti i FAO-s/ Pilku: Vlerëson prodhimin bujqësor, Shqipërisë i interesojnë çmimet e produkteve që nuk i prodhon vetë
Në emisionin "Alert" në "Ora News", eksperti i bujqësisë dhe prodhimit, Ilir Pilku, komentoi raportin global të FAO-së 2025, duke analizuar ndikimin e tij në bujqësinë shqiptare dhe kërkesën në rritje për ushqim në nivel botëror.
" Raporti i FAO-s 2025 është një raport global, pra që e shikon zhvillimin e bujqësisë në apekt global, ndërkohë që Shqipëria më së shumti është e drejtuar drejt penetrimit në tregun europian.
Ka një dallim, sepse ndoshta edhe disa shifra dhe disa algoritma janë duke e parë sektorin dhe produktin në aspektin global, por ajo që duhet të themi, nisur edhe nga një raport i bankës botërore, e cila parashikon që në vitin 2050, popullsia në botë do të ketë nevojë për 60% më shumë ushqim se çfarë prodhojmë tani.
Kjo vjen nga ngrohja globale, zvogëlimi i sipërfaqes së tokës së punueshme nga shkrirja e akullnajave dhe rritja e moshës së vdekshmërisë në botë. Pra, nëse flasim për para 20 vitesh ka qenë 68 vjeç, sot jemi në një mesatare botërore 76, që do të thotë kërkesa për ushqim është më e madhe.
Raporti dhe e vlerëson prodhimin bujqësor. Në aspektin e Shqipërisë, ajo që marr unë në konsideratë janë ato produkte që kanë interes për neve. Kuptohet që Shqipëria nuk do prodhoj asnjëherë sheqer apo oriz. Ajo që na intereson është se çfarë rritjeje në çmim do ketë ky produkt", u shpreh Pilku.
