Spiropali takohet me Stephen Nix, diskutim për fuqizimin e demokracisë në Shqipëri

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me Stephen Nix, drejtor për Europën dhe Azinë në Institutin Ndërkombëtar Republikan.

Në takim u diskutua mbi mënyrën se si Instituti mbështet zhvillimin demokratik dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore në Shqipëri.

Takimi u fokusua te programet që synojnë përgatitjen e profesionistëve dhe asistencën teknike për institucionet e vendit.

Spiropali theksoi se, “Instituti Ndërkombëtar Republikan prej vitesh kontribuon për fuqizimin e jetës demokratike shqiptare, me ekspertizën, asistencën teknike dhe mbështetjen ndaj kapaciteteve njerëzore”.

Ministrja Spiropali nënvizoi se puna e Institutit reflekton vlerat e aleancës strategjike Shqipëri-SHBA dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për rrugëtimin euroatlantik të vendit.

“Puna e Institutit reflekton vlerat e aleancës Shqipëri-SHBA dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë për rrugëtimin euroatlantik të Shqipërisë”, theksoi Spiropali.