SPAK i refuzoi lejen të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak/ Nesho: Veliaj i përfshirë në korrupsion
Ish-diplomati, Agim Nesho në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliajn është i diskredituar dhe një figurë e përfshirë në korrupsion.
Nesho: Çështja me Erion Veliajn unë mendoj se është një çështje e qartë tashmë.
Loja që bën kryeministri me Erion Veliajn që ka shkaktuar edhe kërkesën e këshillit të bashkisë Tiranës për të kërkuar që të jetë prezent kryetari Veliaj në këtë mbledhje.
Më tepër është një presion që kryeministri iu bën institucioneve të tjera për të ricikluar një Erion Veliajn që është i diskretuar.
Një figurë e përfshirë në korrupsion.
Çdo banor i Tiranës e ka parasysh veprimtarinë e korruptuar si me inceneratorët të cilët janë në përmasa gjigande të shpenzimeve të financave publike.
Por në të njëjtën kohë edhe abuzimet e tmerrshme me skema të tilla si ‘5D’.
