VIDEO/ Pas takimit me Komisioneren Kos, Edi Rama lë ambientet e Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 19:55
Në pamjet e shfaqura dallohet kryeministri i vendit, Edi Rama duke dalë nga ambientet e Kryeministrisë pasi pasditen e sotme, priti Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.
Ditën e sotme në zyrat e Kryeministrisë gjithashtu janë paraqitur zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe Ulsi Manja.
Takimi nisi rreth orës 12:15, pas vendimit të GJKKO-s e cila pezulloi nga detyra Ballukun.
Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim.
Ndërsa sot SPAK ka ngritur edhe një akuzë të re mbi Ballukun për abuzim me tendera.

