Verifikimi paszgjedhor/ Hidhet shorti për QV-të dhe kutitë e votimit nga jashtë që do hapen
Këtë të enjte po hidhet shorti për përcaktimin në mënyrë rastësore të qendrave të votimit dhe kutive të votimit nga jashtë që do t’i nënshtrohen verifikimit pas zgjedhor.
Procedura e shortit do të zhvillohet nga Administrata e KQZ-së në zbatim të Urdhrit nr. 153, datë 19.11.2025, “Për fillimin e procesit të verifikimit pas zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, si dhe të udhëzimit të Komisionerit nr. 15, datë 07.10.2021.
Shorti ka për qëllim identifikimin dhe përzgjedhjen rastësore të 5% të qendrave të votimit për çdo KZAZ, si dhe 5% të kutive të votimit për çdo KAVJ, në zbatim të pikës 2 dhe 3 të urdhrit nr. 153 dhe procedurave të përcaktuara në udhëzimin nr. 15 te vitit 2021 të KSHZ.
“Në procesin e përzgjedhjes nuk përfshihen kutitë e rinumëruar, dhe ato që janë në proces sekuestroje nga organet e drejtësisë.
2024 kuti janë rinumëruar dhe nuk përfshihen. Po ashtu nuk përfshihen kutitë e diasporës për Durrësin.
Kutitë do t’i nënshtrohen këqyrjes paszgjedhore, në datën 3 dhjetor. Shorti do të jetë elektronik”, sqaron gazetari Bekim Bici për “Ora News”.

